September 30, 2021

Categories: Komuniteti i Kodres - News

Rezidenca "Kodra e Diellit" 1

Çfarë e dallon Rezidencën “Kodra e Diellit” nga rezidencat e tjera të ngjashme në Tiranë, është komuniteti tepër bashkëpunues. Në rezidencë festojmë, por edhe ndërmarrim nisma humanitare duke kontribuar për grupe shoqërore të marxhinalizuara. “Kodra e Diellit”. Banorët e rezidencës i përgjigjen me dëshirë dhe solidaritet çdo thirrjeje për aktivitete ndihmuese apo grumbullime ndihmash.

Këtë herë, nën tematikën “Dhuro me zemër”, dhuruam për familjet në nevojët në prag të festës së Bajramit të Madh.

Më datë 12 Maj 2021 në “Kodrën e Diellit”, nëpërmjet rrjeteve sociale por edhe vendoses të posteravenëpër Rezidencë, banorët dhe jo vetëm, u lajmëruan për t’iu bashkuar iniciativës humanitare. Në një botë më të lidhur nga pikëpamja dixhitale, secili prej nesh ka fuqinë dhe përgjegjësinë për të frymëzuar miqtë tanë që të ndihmojnë të tjerët dhe të krijojnë një botë më humane. Reagimet ishin të shumta, dhe së bashku me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë arritëm në kohë të ndihmonim familjet në nevojë.

Të jesh humanitar nënkupton të angazhohesh aktivisht për të përmirësuar mirëqenien njerëzore dhe jo vetëm, por edhe të bësh dikë të lumtur.

Shtëpia e Dhuratave u mbush plot!

Ajo çfarë na bën gjithmonë e më tepër përshtypje është dëshira e fëmijëve për t’i dhuruar fëmijëve të tjerë gjërat e tyre dhe dedikimet e këndshme plot që kishin shkruar për to. Fëmijët kështu rriten me ndjesinë e mirë të të ndihmuarit dhe dhuruarit sipas mundësive të tyre.

Ne, në bashkëpunim me ju banorë të Rezidencës “Kodra e Diellit”, bëmë disa familje të lumtura dhe u dhuruam buzëqeshje shumë njerëzve gjatë një dite të shenjtë si Bajrami i Madh. Bujaria dhe zemërgjërsia juaj ishin një arsye më tepër për të përcjellë mesazhin më të bukur në këtë festë.

Faleminderit ju dhe fëmijët tuaj!

Faleminderit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që na udhëzuat drejt familjeve më në nevojë për të ndihmuar!

Certifikatë Humanitare

“Ne nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.” – Nënë Tereza