“Shtëpia është foleja ku secili në fund të ditës duhet të gjejë paqe dhe shplodhje për mendjen dhe shpirtin. Në rezidencë kjo shijohet në çdo aspekt. Na pëlqen kur përfundojmë ditën me një shëtitje të gjatë në ajër të pastër mes rrugicave të dekoruara nën kornizën e ullinjve dhe luleve. Investim që do ta bëja edhe një mijë herë të tjera me siguri.” – Marsela Çibukaj
Sot jetojmë në një botë të zënë, duke u lavdëruar vazhdimisht se sa të zënë jemi, aq sa vrapojmë për të shkuar në punë, për të arritur në një takim, për të shkuar tek mjeku, për të shijuar aktivitetet outdoor, etj. Si rrjedhojë përballemi me trafikun, boritë e makinave, e çdo gjë duket si një kaos. Zhurmat vijnë të dytat për ndikimin mbi shëndetin tonë.
Përgjithësisht kur mendojmë për ndotjen, mendojmë për gazrat e makinave, për smogun e qytetit, për mbeturinat, për derdhjet e kimikateve, por ka një ndotje tjetër, jo më pak të dëmshme, që siç duket nuk e konsiderojmë mjaftueshëm: “Ndotja nga zhurma”.
Studimet shkencore tregojnë se zhurmat si ndotës, vijnë të dytat për ndikimin mbi shëndetin tonë, pas ndotjes së ajrit. Por në krahasim me ndotësit e tjerë, rreziku nga zhurma është nënvlerësuar nga mosnjohja dhe mos kontrolli i ndikimeve të saj. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar atë si vrasës që vret pa bërë zhurmë, si një “vrasës të qetë.
Shtëpia juaj konsiderohet si ambienti i vetëm i qetësisë dhe komfortit. “Kodra e Diellit” është kompleksi i banimit më i veçantë në Tiranë, ku familjet gëzojnë komoditetin e jetës së lakmuar rezidenciale. Aty do të gjeni ajër dhe ujë të pastër, blerim gjithëvjetor, pamje fantastike, siguri dhe mirëmbajtje 24/7 dhe mbi të gjitha qetësi, privatësi.
Banesat në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ përqafohen natyrshëm me gjelbërimin e kodrave. Filozofia jonë e zhvillimit ecën përkrah mbrojtjes së trashëgimisë natyrore por edhe pasurimit të saj. Kjo bën që cilësia e jetës në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ të jetë sipërore, sidomos prej ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron gjelbërimi gjithëvjetor. Ne besojmë tek efekti i vazhdueshëm që mund të ketë dëmi ndaj mjedisit, prandaj ruajmë me fanatizëm të ardhmen e planetit për fëmijët tanë.
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.