December 18, 2021

Viti i Ri "Kodra e Diellit"

NRezidencën “Kodra e Diellit”, çdo festë gëzohet me komunitetin, duke filluar nga festat fetare si Bajrami apo Krishtlindja dhe Pashkët, e duke vazhduar tek Festa e Fëmijëve, Viti i Ri, Festa e Pavarësisë, Shën Valentini etj. Stafi i administrimit kujdeset që të kurojë dhe dekorojë ambjentet e përbashkëta me kunguj të frikshëm, flamuj kuq e zi apo zemra të kuqe pluskuese, sipas rastit, duke i kthyer parqet dhe rrugët në një skenë festive ku gëzojnë të mëdhenj e të vegjël.

Atmosfera e Vitit të Ri ka filluar të ndihet që në fillim të muajit Dhjetor me vendosjen e dekorit në rezidencë. Yjet kanë zbritur shumë afër me Bulevardin e Manjolave; slita e babagjyshit është parkuar tek Sheshi i Globit të Diellit; këmbanat janë bërë pjesë e rëndësishme e ndriçuesve tek “Kodra e Diellit”.

Dekori kryesor, Bredhi i Vitit të Ri, është vendosur në zemër të Sheshit të Gurtë. Ngjyrat e tij të ngrohta ndriçojnë të gjithë sheshin.

Pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e vitit 2021. Nën fluksin e përgatitjes së dhuratave, të gatime tradicionale dhe tryezave më të kuruara, ju urojmë t’i kaloni këto ditë mes familjarëve dhe njerëzve që ju ngrohin zemrën.