Art nga Kodra e Diellit

ARTitekturë

Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ ne krenohemi me frymën artistike të gërshetuar në stilin arkitekturor. Në fakt ndërthurja e artit me arkitekturën fillon që në gjenezë, pikërisht aty kur për projektimin e një hapësire, në tryezën krijuese ulen bashkarisht arkitektë, ekspertë teknikë por edhe artistë. Në ‘’Kodrën e Diellit’’ një shtëpi e re pikturohet dhe lëmohet artistikisht përpara se të projektohet dhe zbatohet teknikisht.

Prej lidhjes së fortë të arkitekturës me artin, burojnë vepra arti që janë jo vetëm dekorative por edhe të dobishme. Vetë rezidenca është e konceptuar si një ekspozitë e mirëfilltë artistike ku fasadat, tarracat, trotuaret, shkallaret, ndriçuesit, oxhaqet, madje edhe koshat e mbeturinave, janë trajtuar si vepra të mirëfillta arti.

Një galeri në ajër të pastër

Rezidenca ‘’Kodra e Diellit’’ është tashmë një destinacion turistik dhe kulturor. E konceptuar si një galeri gjigande në ajër të pastër, turi artistik i ‘’Kodrës së Diellit’’ është një ide e shkëlqyer për të kaluar një pasdite dhe për të shijuar perëndimin e diellit nga njëra prej pikave më të larta në kryeqytet. Ftojmë të apasionuarit pas artit dhe arkitekturës, për një shëtitje në ajër të pastër të mbushur me ngjyra dhe forma gjeometrike. Për më tepër, shiko hartën e galerisë ‘’Kodra e Diellit’’.