Komuniteti i Kodrës

Çfarë e dallon Rezidencën “Kodra e Diellit” nga rezidencat e tjera të ngjashme në Tiranë, është komuniteti i pasur i banorëve dhe i qindra vizitorëve që përshkojnë dyert tona çdo ditë. Edhe pse me famë për banorët e saj që janë pjesë e fushës së artit, në fakt rezidenca strehon banorë shqiptarë dhe të huaj të të gjitha profesioneve dhe konteksteve. Familje të mëdha tradicionale si edhe familje të reja, çifte të rinjsh por edhe të moshuarish, apo edhe studentë dhe profesionistë që banojnë vetëm, gjejnë veten lehtësisht në Rezidencën “Kodra e Diellit” për shkak të shumëllojshmërisë së tipologjive të banesave dhe çmimeve më konkurente në treg.

Fëmijët e rezidencës, rriten duke mësuar të respektojnë natyrën dhe të kujdesen për kafshët. Ata jetojnë pranë artit dhe inspirohen cdo ditë nga format dhe ngjyrat e kaleidoskopit të Kodrës. Ngjyrat e gjalla në rezidencë dhe shumëllojshmëria e elementeve dekorative i fton fëmijët të eksperimentojnë me format dhe materialet duke u rritur të lirë dhe kreativë. Ne besojmë se femijët tanë mund të rriten dhe të zhvillojnë potencialin e tyre maksimal larg stresit, ndotjes së ambjentit dhe zhurmave të kryeqytetit.



E mirëorganizuar në të gjitha shërbimet e saj, në Rezidencë nuk mungon vërtet asgjë. Këtë e vërtetuam akoma më shumë këtë vit gjatë izolimit të pandemisë. Rezidenca u kthye në një familje të madhe ku nuk u ndje kurrë izolimi apo mbyllja. Shtëpia është foleja ku secili në fund të ditës duhet të gjejë paqe dhe shplodhje për mendjen dhe shpirtin. Në rezidencë kjo shijohet në çdo aspekt. Na pëlqen kur përfundojmë ditën me një shëtitje të gjatë në ajër të pastër mes rrugicave të dekoruara nën kornizën e ullinjve dhe luleve. Investim që do ta bëja edhe një mijë herë të tjera me siguri.