Një jetesë e gjelbër

0
Sipërfaqe te gjelbërta
0
Peme
0
Ditë të gjelbra

Pranë natyrës

Banesat në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ përqafohen natyrshëm me gjelbërimin e kodrave. Filozofia jonë e zhvillimit ecën përkrah mbrojtjes së trashëgimisë natyrore por edhe pasurimit të saj. Kjo bën që cilësia e jetës në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ të jetë sipërore, sidomos prej ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron gjelbërimi gjithëvjetor. Ne besojmë tek efekti i vazhdueshëm që mund të ketë dëmi ndaj mjedisit, prandaj ruajmë me fanatizëm të ardhmen e planetit për fëmijët tanë.

0
Sipërfaqe te gjelbërta
0
Peme
0
Ditë të gjelbra

Një orkestër e gjelbër

Në rezidencë do të gjeni parqe të gjelbërta ku banorët gëzojnë momente të çmuara me fëmijët e tyre. Bimësia në ambjentet publike kurohet çdo ditë me dashuri nga kopshtarët tanë.

Flora është pasuruar me pemë frutore si qershi, ftonj dhe hurma të cilat paralajmërojnë me hijeshi ndërrimin e stinëve duke krijuar kështu një atmosferë të ngrohtë. Frutat e rritura në mënyrë natyrale në rezidencë, nën kujdesin e veçantë të stafit të Fermës së rezidencës, i kthehen komunitetit si produkte bio duke edukuar një ushqyerje të shëndetshme.

Pemët e blirit, bredhat, selvitë dhe paulonjat, janë vetëm disa nga llojet e pemëve që hijezojnë rrugët dhe parqet. Nën to fëmijët mund të luajnë, ndërsa prindërit mund të zhvillojnë aktivitete fizike të ndryshme si vrapi dhe joga. Nëse do të vizitoni ‘’Bulevardin e Manjolave’’ në pranverë, do të deheni me aromën e këndshme të luleve.

Violat, kalendulat dhe margaritat dimërore, i zënë vendin petunjave, tagetisave dhe medineve verore, në mënyrë që Rezidenca ‘’Kodra e Diellit’’ të jetë përgjatë gjithë vitit e lulëzuar. Sigurisht që orkestrës së gjelbërt i shtohen edhe shkurret si trëndafilat e famshëm rozë të ‘’Kodrës së Diellit’’, hibiskuset, rozmarina dhe dafinat, por edhe bimët kacavjerrëse si dorzonjat, bukenvilet dhe jaseminët shumëngjyrëshe.

Shtëpia pasive

‘’Kodrën e Diellit’’, banesat janë ndërtuar sipas konceptit “Passive House”, i cili është standard ndërtimi që bazohet në performancën optimale energjitike. Muret e jashtme janë dopio mure me polesterol në mes, formuar me tulla qeramike të vrimëzuara, dhe rifiniturat e jashtme janë me sistem kapote dhe suva grafiato. Ky lloj ndërtimi krijon efikasitet të lartë termik, dhe mundëson kursimin e energjisë për ngrohje dhe ftohje nëpërmjet hapësirave 75%-90% krahasuar me ndërtimet e tjera. Kjo bën që dëmi ekologjik i banesave të minimizohet, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit.

Për zogjtë

Pemët qindravjeçare të ullinjve janë ruajtur me kujdes të veçantë përgjatë procesit të zhvillimit të Rezidencës ‘’Kodra e Diellit’’. Kjo është bërë jo vetëm për të ruajtur florën, por edhe faunën e pasur të zonës. Shpendët si trishtilat, mëllenjat, qukapikët, dallëndyshet dhe gardalinat, janë banorët dhe vizitorët e hershëm të kodrave të zonës, ndaj ata janë trajtuar me kujdes sipëror dhe për ta janë ideuar dhe realizuar fole qeramike në fasadat e banesave në rezidencë. Llojeve të zogjve të rezidencës, u janë shtuar edhe mjellmat, rosat, patat, pëllumbat dhe pallonjtë, të cilët jetojnë të lirë nëpër bazenet e krijuara nga burimet ujore natyrale. Fëmijët në ‘’Kodrën e Diellit’’ mësojnë të bashkëjetojnë me kafshët, dhe të kujdesen për natyrën.

Riciklo-Ripërdor-Rikrijo.

Riciklimi është një nga nismat tona kryesore për ruajtjen e natyrës. Balta e marrë nga gërmimet përgjatë procesit të zhvillimit të rezidencës, është ricikluar për krijimin e brumit të përdorur për veprat e qeramikës, që gjenden përgjatë fasadeve, shatërvanëve dhe parqeve. Gjithashtu pllakat e mbetura përgjatë shtrimit të tualeteve, janë copëzuar për të krijuar dhjetëra imazhe shumëngjyrëshe në fasada, por edhe në çati dhe tarraca. Në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ asgjë nuk zhduket apo humbet, veçse gjithmonë rikrijohet dhe tjetërsohet.