September 24, 2021

Categories: Buildings - News

Rezidenca “Kodra e Diellit” është një nyje kryesore intelektuale e kryeqytetit. Ajo është tashmë jo vetëm një rezidencë banimi, por edhe një treg i madh ku zhvillohet biznes çdo ditë. ‘’Kodra e Diellit’’ është një destinacion ku profesionistët e rinj dhe të vjetër kanë mundësi të takohen dhe debutojnë.

Hartës sonë të shërbimeve në Rezidencën “Kodra e Diellit” 2 i është shtuar dhe supermarketi CONAD.

Supermarketi CONAD është një vlerë e shtuar e Rezidencës, pasi ishte një ndër shërbimet që i nevojitej komunitetit tonë në “Kodra e Diellit” 2. Daton i hapur që nga data 10 Shtator 2021, në Bulevardin Manjola përballë me “Shtëpinë e Dhuratave”.

Mirëpresim gjithnjë sipërmarrjet e reja që sjellin vlerë të shtuar për komunitetin e banorëve. Njësitë e shërbimit në rezidencë janë dizenjuar veçanërisht për bizneset, duke garantuar përparësi logjistike për to dhe klientët, vendparkime të dedikuara, mirëmbajtje të përditshme dhe siguri 24/7.

Gjithçka është zhvilluar në dobi të banorëve dhe vizitorëve të Rezidencës ‘’Kodra e Diellit’’ si pjesë e natyrshme e kompleksit rezidencial e konceptuar për një jetesë rezidenciale të plotësuar në çdo aspekt.

Rezidenca ‘’Kodra e Diellit’’ në Tiranë është një vendodhje ideale për të jetuar dhe për të ushtruar aktivitete biznesi. Nëse besoni se aktiviteti juaj tregtar është vlerë e shtuar për komunitetin e rezidencës, ju mirëpresim.