Kodra Basket, një nismë e re e speciale do të fillojë së shpejti në përgjigje të nevojave të fëmijëve tuaj ndaj pjesëmarrjes në aktivitete sportive. Stërvitjet e kurseve do organizohen këtu, në zonën rezidenciale të Kodrës gjatë kohës së tyre të lirë.
Me pjesëmarrjen e nën kujdesin e veçantë të një prej figurave më të njohura të basketbollit shqiptar, trainerin e ekipit të sukseshëm të Partizanit, si edhe ekipit Kombëtar Shqiptar, fituesin e shumë titujve Kampion Kombëtar, si dhe shumë çmimeve të akorduara nga instancat shtetërore, ‘Trainerin e Merituar’ si dhe ‘Mjeshtin e Sportit’, Astrit Greva e skuadrës së tij, do hapen së shpejti kurset e baskebollit ‘Kodra Basket’ për regjistrimin e fëmijëve në tre kategori moshe: 6-9 vjeç, 10-12 vjeç dhe 13-16 vjeç. Seancat e kurseve do zgjasin 90′. Ato planifikohen të jenë dy herë në javë, dhe do përmbajnë ushtrime fizike, gara e argëtim, stërvitje teknike individuale e në grup, si dhe lojra lojra stërvitore. Më tej ekipet e ‘Kodra Basket’ do mund të marrin pjesë edhe në kampionate apo gara të organizuara nga Bashkia Tiranë, apo organizime mes shkollave të Tiranës, edhe në aktivitete të Federatës së Basketbollit për këto mosha.
Stërvitjet do zhvillohen në palestrën e Tirana British School, pas orës 16:30, sipas një programi të përcaktuar për secilën kategori.
Mjetet didaktike dhe terreni sportiv, së bashku me shërbimet e nevojshme si dhe kushtet për mbarëvajtjen e kësaj iniciative jane kontribut i shkollës Tirana British School dhe Rezidencës “Kodra e Diellit”.
Me këtë rast, diten e enjte datë 12.10.2023, ora 17:30 tek palestra ku do zhvillohen strevitjet do të ketë një demo-day ku prindërit dhe femijët e interesuar mund të njihen me programin dhe çdo gjë që ka lidhje me këtë organizim.
Për çdo pyetje apo kërkesë në lidhje me këtë iniciative, apo procesin e regjistrimit, lutemi kontaktoni përmes numrit të telefonit +355692223300, ose përmes adresës elektronike: albigreva@gmail.com
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.