May 10, 2021

Categories: News - Summer - Tourism

Pusho Shqip

Moti i ngrohtë, plazhet e Adriatikut & Jonit, vendet e bukura dhe të sigurta, Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik.

Riviera Shqiptare është një nga atraksionet më popullore në vend. Arsyeja se pse ajo është vërtetë e mahnitshme janë plazhet e gjata me rërë dhe guralecë, të mbuluara nga uji i kaltër, fshatra të bukura bregdetare me kisha të vogla ortodokse, rrugë me kalldrëm dhe lule kudo. Vendet më të mira për t’u vizituar janë plazhi i Dhërmi-ut, Qeparo, dhe qyteti bregdetar i Sarandës.

Çfarë të vizitoni ndërkohë që jeni në Dhërmi, Qeparo, ose Sarandë?

1. Rezidenca Tarraca e Ullinjve është e pozicionuar në zonën e Drimadhes, Dhërmi. Dhërmiu është një vend ku gërshetohet bukuria e detit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të malit. Fshati karakterizohet nga arkitektura tipike e fshatërave të jugut, pasuritë e bollshme ujore dhe gjelbërimin tradicional mesdhetar. Ndër pikat më të afërta turistike vlejnë të përmenden Manastiri i Shën Marisë, Manastiri i Shën Theodhorit, kishat e Shën Harallambit, gjiri i Gjipesë, gjiri i Gramës, Shpella e Piratëve, etj.

Tarraca e Ullinjve ka plot 2400 m 2 gjelbërim dhe pozicionimi midis Llogarasë dhe ventilimit të saj dhe Detit Jon dhe jodizimit të tij, e bëjnë rezidencën një oaz panoramik qetësie dhe freskie.

2. Rezidenca Stone Beach ndodhet në zonën e Qeparoit, e pozicionuar buzë detit, në gjirin e Skalomës. Qeparoi ndodhet në shpatin perëndimor të malit Gjivlash, rreth 450 metra mbi nivelin e detit dhe ka si karakteristikë ullinjtë qindra vjeçarë. Në lindje, Qeparoi kufizohet nga fshati Borsh, në veri nga Kudhësi, në perëndim me qytetin e Himarës dhe në jug dhe jugperëndim me detin Jon. Pjesë e Qeparoit është edhe Kalaja e Porto Palermos, një atraksion i famshëm turistik i zonës.

Rezidenca Stone Beach ka apartamente elegante luksoze me pishina ose tarraca private, për një komoditet maksimal, në një vend i mrekullueshëm dhe një plazh privat shkëmbor.

3. Bougainville Bay ndodhet në Sarandë, e pozicionuar gjithashtu buzë detit, në gjirin e Bougainville. Saranda ka plot 270 ditë me diell në vit, duke e bërë kështu Bougainville Bay shtëpinë perfekte për shumë bimë e pemë. Në resort gjenden mbi 1000 rrënjë bougainville, ngjyrat e ndezura të së cilave i japin jetë çdo hapësire. Përpos tyre, resorti është i mbushur me limonë, mandarina, portokaj, oleander, etj.

Bougainville Bay është projektuar në mënyrë të tillë që komoditeti të ndërthuret me estetikën. Çdo detaj në arkitekturën e brendshme dhe të jashtme të resortit është një vepër arti: holli, korridoret, dhomat, shkallët, rrugicat, pishinat, restorantet, SPA dhe zona e plazhit, ku mozaikët dhe veprat e tjera artizanale të krijuara prej qeramikës nga artistë të ndryshëm shqiptar, janë kryefjala e çdo hapi. Lëvizja në arterien kryesore të gjirit, Sokakut, nëpër shkallët e lëmuara dhe piktoreske, drejt apartamenteve me pamje nga deti, i përngjason një turi në një galeri të mirfilltë arti, ideuar për të invokuar emocion artistik tek vizitorët.

Gjithashtu edhe deti Adriatik është i preferuar prej shqiptarëve, por edhe prej turistëve të huaj, për shkak të plazhit ranor, pyllit të pishave dhe jodit.

4. Resorti Marea ndodhet në fshatin Qerret të Kavajës, pozicionuar buzë Adriatikut. Marea është një resort bregdetar që preferohet kryesisht nga famijarë. Tek Marea ka një larmi facilitetesh dedikuar fëmijëve ndaj aty variojnë fëmijë të të gjitha moshave. Kjo rezidencë frekuentohet veçanërisht prej ajrit të pas – truar nga pylli i pishave dhe jodizuar nga deti Adriatik. Plazhi ranor është ideal për fëmijët e vegjël. Falë afërsisë me kryeqytetin, faciliteteve të ofruara dhe natyrës së qetë, Resorti Marea nuk është aktiv vetëm në sezonin veror, por përgjatë gjithë vitit. Marea është një shtëpi e dytë për familje të cilat kërkojnë rehati në shtëpi, larg shtëpisë.

A e keni bërë zgjedhjen për pushimet verore 2021? Nëse jo, ju sugjerojmë, Tarracën e Ullinjve, Stone Beach Residence, Bougainville Bay, ose Marea Resort.

Gëzuar Pashkët, të gjithë besimtarëve të krishterë!

Nëse do ta provoni këtë metodë, nisni fotot tuaja tek adresa në INSTAGRAM: @kodraediellitresidence.