January 30, 2021

Categories: Komuniteti i Kodres

Ura e Kaskadës

British School of Tirana është një shkollë me fokus komunitetin, ku suksesi i nxënësve tanë ndërtohet jo vetëm mbi bazën e standardeve të larta akademike që nxënësit tanë arrijnë, por gjithashtu bazohet në mundësitë që u ofrohen atyre brenda dhe jashtë klasës, të cilët janë të talentuar akademikisht, të apasionuar pas sportit, me prirje artistike apo talentet që shfaqin në fusha të caktuara.

Në BST ne vlerësojmë si shumë të rëndësishëm zhvillimin psiko-fizik të nxënësve tanë, për këtë arsye jemi të pozicionuar tek Rezidenca “Kodra e Diellit” 2, një prej zonave me ajrin më të pastër, aty ku arti dhe natyra bashkjetojnë në harmoni të plotë. Fëmijët rriten duke mësuar të respektojnë natyrën, të kujdesen për kafshët, të jetojnë pranë artit dhe të inspirohen çdo ditë. Ne besojmë se tek “Kodra e Diellit” fëmijët tanë mund të zhvillojnë potencialin e tyre maksimal larg stresit, ndotjes së ambjentit dhe zhurmave të kryeqytetit.

Të gjitha mundësitë që BST u ofron nxënësve të saj janë rezultat i një stafi profesionist dhe i frymëzuar, gjithashtu edhe mbështetja e prindërve ndaj BST dhe fëmijëve të tyre. Kjo është fryma e komunitetit që na bashkon dhe na siguron suksesin.

British School of Tirana është tashmë anëtare e COBIS (Council Of British International Schools) duke iu bashkuar rrjetit botëror të më shumë se 290 shkollave ndërkombëtare Britanike në 80 shtete në mbarë botën. Për prindërit kjo do të thotë se ne kemi treguar që i përmbushim standardet më të larta të praktikave më të mira britanike dhe ndërkombëtare, në lidhje me nivelin maksimal të mbështetjes së nxënësve në zhvillimin e tyre, si në arsimin fillor dhe atë të mesëm e të ulët.

British School of Tirana synon të ndihmojë të gjithë nxënësit e saj të arrijnë:

  1. Të rrisin njohuritë e tyre lëndore;
  2. Të zhvillojnë aftësitë e tyre të të nxënit;
  3. Të ndihmojë ata që të kuptojnë koncepte dhe ide;
  4. Të ndërtojnë qëndrime dhe vlera të qenësishme.

BST u ofron nxënësve një kurrikul të gjerë, të pasur dhe të balancuar, që zbërthehet nëpërmjet mësimdhënies së dedikuar dhe krijuese. Ne synojmë që t’u ofrojmë nxënësve tanë sfida të përshtatshme për fëmijë të të gjitha aftësive, duke iu përgjigjur nevojave të shumëllojshme të nxënëve dhe duke kapërcyer të gjitha barriera individuale. Aftësitë, njohuritë dhe vlerat që fëmijët përfitojnë në BST do i bëjnë ata të jenë të suksesshëm në shtëpi dhe në një shoqëri më të gjerë dhe globale. Këto aftësi dhe vlera britanike bazohen në hulumtimin e gjerë dhe janë në themel të kurrikulës tonë. Ato lidhen, jo vetëm me botën në të cilën fëmijët tanë po jetojnë, por edhe me botën e së ardhmes.

Aftësitë Bazë të të nxënit të thelluar përfshijnë:

  • Teknika pune: komunikim dhe bashkëpunim
  • Teknika mendimi: mendimi kritik, zgjidhja problemore, kreativiteti dhe inovacioni, të mësuarit për të nxënë dhe ndërvepruar.
  • Aftësitë teknologjike
  • Mënyra jetese: qytetari global dhe përgjegjësia qytetare, duke përfshirë kompetencën e vetëdijes kulturore.

Vlerat që British School of Tirana promovon, reflektojnë tematikat e Vlerave Britanike dhe janë:

  • Demokracia;
  • Ligji;
  • Liria Personale;
  • Respekti i ndërsjellë;
  • Toleranca fetare ndaj besimeve të ndryshme.

Kurrikula shkollore për 0-5 vjeç është Early Years Foundation Stage (EYFS). Kjo kurrikul konsiston në shtatë fusha të nxëni (gjuhë & komunikim; zhvillim fizik; zhvillim personal, social & emocional; artikulimi; matematika; të të kuptuarit e botës dhe art & dizajn).

Kurrikula për 5-15 vjeç bazohet mbi Kurrikulën Kombëtare shkollore për shkollat në Mbretërinë e Bashkuar. Kurrikula aktualisht konsiston në katër lëndë bazë (core subjects) Gjuhë Angleze, Matematikë, Shkencë dhe Gjuhë Shqipe; si dhe tetë lëndë të tjera (foundation subjects) si Art & Dizajn, Informatikë, Teknologji dizajn, Gjuhë e huaj, Gjeografi, Histori, Muzikë, Edukim Fizik. Lëndë të tjera si Perspektiva Globale, Turizëm, Dramë, Histori dhe Gjeografi e Shqipërisë janë përfshirë gjithashtu në kurrikul.

Mësuesit bëjnë planifikimin sëbashku për të siguruar qëndrueshmëri dhe progres midis klasave dhe grupmoshave. Ata bëjnë planifikim afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër të kurrikulës në mënyrë që të arrihet mësimdhënie efektive në klasë. Një vëmendje e qenësishme dhe kohë organizative i jepet edhe testimit të cilësisë së mësimdhënies si dhe testimit të njohurive dhe të kuptuarit të nxënësve.

Në secilën klasë nxënësve u shpjegohet me metoda të larmishme duke përfshirë edhe punën ne grup apo punën individuale. Ne mbajmë të dhëna të detajuara të punës dhe progresit të fëmijës dhe këto ndahen dhe diskutohen me prindërit.

Ju ftojmë të na vizitoni tek Rezidenca “Kodra e Diellit” për një prezantim të mëtejshëm të kurrikulave tona.

https://britishschooloftirana.al/

Na kontaktoni:

Tel: +355 (0) 69 778 0012 (School) & +355 (0) 69 358 9750 (Early Years)

Adresa: Rezidenca “Kodra e Diellit” 2

Share it with your friends!