September 1, 2022

Categories: Uncategorized

we-art-studio-kodra-e-diellit

Një hapësirë e re për fëmijët, dedikuar plotësisht artit, hapet në datën 15 Shtator, tek Rezidenca “Kodra e Diellit”2!

Rreth WeArt

Studio laboratori më unik i artit në funksion të zhvillimit të fëmijeve, ku me anë të procesit të të bërit Art, ata ushqehen me vlera dhe aftësi të rëndësishme të cilat do ta shoqërojnë përgjatë gjithë jetës.

WeArt Studio është ndërtuar në një periudhë ku teknologjia dhe koha “boshe” për fëmijën ndihej lehtshëm. Dëshira për t’i bashkuar ata në një botë Arti, e cila i thërret drejt kreativitetit, zgjidhjes së problemeve dhe socializimit, na dërgoi drejt krijimit të një ambienti përplot me informacione dhe projekte, ku fëmijët të shprehin veten e tyre më së miri. WeArt bashkëpunon me një staf të përgatitur dhe profesional, duke qenë sa më pranë dëshirave dhe nevojave të fëmijëve për ta bërë botën tonë edhe më të bukur! I ndërtuar në një larmi mediumesh, fëmijëve u ofrohen projekte nga programet bashkëkohore si: Reggio Emilia, Process Art, Art kontemporan dhe Art 3 dimensional.

Të ndërtuara mbi teorinë “Arti është liri dhe forcë e të shprehurit”

Çfarë ne besojmë është se fëmijët kanë nevojë të ëndërrojnë, krijojnë, të frymëzohen e të na frymeëzojnë. Në WeArt Studio, e besojmë vërtet këtë gjë. Pikërisht kjo është dhe arsyeja përse liria dhe të ëndërruarit janë lejuar në këtë studio magjike, ku njerëzit mund të vijnë e të krijojnë art të lirë, duke filluar që nga nënat e reja me bebusha dhe deri tek fëmijët preadoleshent!

Përse duhet të frekuentoni një klasë Arti?

Të gjithë e kuptojmë që jeta nganjëherë është aq e zënë, sa nuk mund t’ja dalim të kemi kohë për të krijuar për veten apo fëmijët tanë.

Por gjithmonë na duhet kohë për të ushqyer mendjen tonë, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e mirëqenies, duke mos përmendur argëtimin në Studio!

Ja disa nga të mirat të cilat na vijnë nga ky lloj regjimi:

Mund të bëjmë rrëmujë – hapësira e studios është e përgatitur që fëmijët të krijojnë, të derdhin bojë në dysheme, apo të lyejnë muret kurdo që ata dëshirojnë. Kjo është një nga mënyrat më të bukura të të shprehurit të emocioneve.

Çliron stresin – Jo vetëm ne të rriturit kemi nevojë të çlirojmë ngarkesat e ditës, javës apo momenteve të ndryshme, por edhe fëmijët gjithashtu kanë nevojë të çlirojnë ngarkesat e proceseve të ndryshme të rritjes. Studimet theksojnë se një klasë arti, funksionon më së miri si një terapi, ku niveli i stresit ulet ndjeshëm.

Stërvit një pjesë të re të trurit – Të gjithë e dimë që në jetën e përditshme ne veprojmë nga sinjalet e krahut të djathtë të trurit, por a e dinit që krahu i majtë i trurit lidhet me kreativitetin?  Kjo pjesë e trurit fillon mirëfunksionimin e tij gjatë një klase arti, përgjatë të cilit lejmë të pushojë krahu i djathte. Kjo do të thotë shëndet i mirë mendor.

Përgatit fëmijet për të ardhmen – Arti zhvillon mendjen, kordinimin sy-dorë, aftësinë e të zgjidhurit të problemeve, analizimet e situatave me nië përfundim të shpejtë e mendjehapur. Kreativiteti është cilësuar nga liderët më të mëdhenj të botës, si aftësia më sublime e suksesit në të ardhmen.

Sfidojmë veten tonë – Gjithmonë bëhemi të hapur drejt eksperiencave e mësimeve të reja, eksperimentojmë pa u trembur, dhe rritemi duke qenë mendjehapur, përtej rracave, ngjyrave, aftësive etj.

Regjistrimet kanë filluar!!

Email: weartalbania@gmail.com

Kontakt: +355 69 793 0362