Vila

Ky është një shembull vile në Rezidencën Kodra e Diellit. Tipikisht, vilat kanë një sipërfaqe fizike 300m²- 500m², dhe përfshijnë dhomën e ndenjes me kuzhinë të hapur apo të mbyllur, disa dhoma, ku një pjesë mund të përdoren për fjetje dhe një pjesë për rekreacion dhe disa tualete. Vilat kanë sipërfaqe të jashtme oborri, por mund të kenë edhe veranda ose ballkone në katet e sipërme.

Vilat në Rezidencën Kodra e Diellit kanë akses individual dhe parkim të garantuar. Ato kanë pishina dhe mund të kenë edhe sauna apo dhoma avulli. Kjo tipologji është optimale për familjen e zgjeruar, me një ose me shumë fëmijë, apo edhe familje që jetojnë me gjyshërit.
Hapësirat e bollshme lejojnë për palestër, SPA, dhomë loje për fëmijët, zyrë, vinotekë, kinema dhe hapësira të tjera rekreative brenda shtëpisë. Të gjitha banesat në Rezidencën Kodra e Diellit janë unike. Për të mësuar më shumë mbi vilat e lira në residencë, kontakto një nga agjentët tanë të shitjeve dhe qirave.

Rezervo Takim