
-10% ZBRITJE PËR TË GJITHË BANORËT E REZIDENCËS “KODRA E DIELLIT”!
SWISS MEDICAL CENTER, një vlerë e shtuar e Rezidencës “Kodra e Diellit” 1.
Swiss Medical Center operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe kryen një spektër të gjërë të analizave prej 4 viteve. Ajo që e bën më të veçantë është implementimi i teknologjisë dhe metodave më të reja laboratorike, falë edhe bashkëpunimit me partnerët e tyre ndërkombëtarë.
Shërbimet që ofron Swiss Medical Center:
- Klinik – Biokimik;
- Imunologjik;
- Hormonal;
- Konsulta Mjekësore;
- Gjenetik;
- Bakterologjik;
- Hematologji Koagulim.
Swiss Medical Center përkujdeset që stafi i tyre të jetë i kualifikuar dhe trajnuar në vazhdimësi me metodat e fundit, me specialistë të ndryshëm për konsulta mjekësorë, si mjekë gjinekologë, kardiologë, endokrinolog, urolog, neurolog, ortoped, dermatolog, radiolog, pediatër, etj,. Swiss Medical Center ofron shërbimin e imazherisë me mjekë shumë të mirë radiolog të cilët kryejnë echografi të barkut, tiroides, karotideve, venave të gjakut, dopler, testesh, echo për fëmijët ,etj. Gjithashtu bëhet kontrolli i plotë i zemrës me mjeket kardiologë të cilët kryejnë konsultën me echo dhe ekg. Analizat kryhen në kohë rekord me maksimumin e profesionalizmit. Analizatoret janë zviceranë të kompanisë Roche.
Rezidenca “Kodra e Diellit” është një nyje kryesore intelektuale e kryeqytetit. Ne kujdesemi gjithmonë që banorët e “Kodrës së Diellit” t’i kenë të gjitha shërbimet pranë shtëpisë së tyre.
Mirëpresim gjithnjë sipërmarrjet e reja që sjellin vlerë të shtuar për komunitetin e banorëve. Njësitë e shërbimit në rezidencë janë dizenjuar veçanërisht për bizneset, duke garantuar përparësi logjistike për to dhe klientët, vendparkime të dedikuara, mirëmbajtje të përditshme dhe siguri 24/7.
Gjithçka është zhvilluar në dobi të banorëve dhe vizitorëve të Rezidencës ‘’Kodra e Diellit’’ si pjesë e natyrshme e kompleksit rezidencial e konceptuar për një jetesë rezidenciale të plotësuar në çdo aspekt.
Rezidenca ‘’Kodra e Diellit’’ në Tiranë është një vendodhje ideale për të jetuar dhe për të ushtruar aktivitete biznesi. Nëse besoni se aktiviteti juaj tregtar është vlerë e shtuar për komunitetin e rezidencës, ju mirëpresim.
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.