Sa larg na duket pranvera tani që jemi në kulmin e dimrit. Në ka ditë që e ndjejmë më së shumti këtë stinë, janë pikërisht ditët e para të vitit. Ka nga ata që e kanë qejf oxhakun, batanijen, te ndenjurit rehat edhe ngrohtë, ama mezi presin kopshtin e lulëzuar dhe plot jetë. Nëse bën pjesë në këtë grup, duhet të dish se s’duhet të presësh për pranverën sepse ka lule që çelin edhe në dimër. Edhe parvazet e ballkonit dhe dritareve, do të dukeshin shumë me bukur të zaptuara nga lulet. “Kodra e Diellit” karakterizohet nga flora e pasur dhe gjelbërimi gjithëvjetor.
Mos u trembni nga të punuarit në të ftohtë, sepse kur je i zënë zor të bie mendja për temperaturën. Për më tepër, të mbjellurit lule të ndihmon në reduktimi e stresit.
Më poshtë janë të listuara 10 lule/ pemë frutore që mund të zbukuroni kopshtin tuaj.
Poinsettia-s
Ngjyra e kuqe mbizotëronte në Rezidencë përgjatë festive. Lulja e Krishtlindjes është një dhuratë shumë e bukur dhe domethënëse që zbukuron festat e fundvitit. E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjes është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima. Që të jetojë sa më shumë, vendoseni pranë një dritareje. Mos e lini që ndonjë pjesë e saj të prekë xhamat e ftohtë.
Krizantema
Krizantemat, një simbol i diellit, kanë mbajtur shumë pozita fisnike në kulturat e lashta. Në Bulevardin Manjola tek “Kodra e Diellit” do të mahniteshit prej tyre. Japonezët e konsiderojnë shpalosjen e rregullt të petaleve të tyre për të përfaqësuar përsosmërinë dhe Konfuci sugjeroi që ato të përdoren si një objekt meditimi, duke i konsideruar si shenjuese të optimizmit dhe lumturisë.
Marigold
Me ngjyrat e tyre të pasura me nuanca vjeshte, marigoldet janë lulet tipike të muajit Tetor. E vendosur kudo në Rezidencë, por veçanërisht në sheshin “Piaza di Pietra”. Kjo lule përbëhet nga 20 petale dhe ka një ngjyrë të bukur të verdhë në portokalli dhe një aromë mjaft të veçantë.
Karafilat
Përfaqësimi i krenarisë, bukurisë, admirimit dhe mirënjohjes, magjepsjes, dallimit, dashurisë hyjnore, gruas. Karafili kultivohet në kopsht, por edhe në saksi. Karafili është një lule që ka filluar të përdoret gjerësisht për dekorimin e ambienteve, duke përfshirë edhe ceremonitë e dasmave.
Iris
Tre petalet e drejta të irisit simbolizojnë besimin, vlerën dhe urtësinë. Ato gjithashtu simbolizojnë miqësinë, shpresën, komplimentet dhe pasionin. Kjo lule e lindjes së muajit shkurt gjendet kryesisht në blu, vjollcë, të verdhë dhe të bardhë. Irisi është lulja që Ilirët i dhuruan botës.
Mimozat
Në zemër të dimrit, si një koncentrat diellor në penelin e një piktori, mimoza e ngroh me ngjyra impresioniste peisazhin e hirtë të stinës. Mimoza mishëron mbrojtjen dhe sigurinë. Kjo siguri ka të bëjë me faktin që vdekja është metamorfozë e qenies dhe jo shkatërrim total. Mimoza është edhe simbol i elegancës, i thjeshtësisë dhe dhimbshurisë, i fuqisë dhe bollëkut. Ajo konsiderohet gjithashtu si lulja e miqësisë.
Vjollca
Vjollca të habit me përshtatshmërinë dhe rezistencën ndaj të ftohtit. Në fakt kultivimet me lule të vogël, kanë një gjethe më të përmbledhur, në formë trëndafili të vogël dhe çel një numër të madh lulesh, më të qëndrueshme dhe që nuk prishen lehtë nga ngrica. Në vitet e fundit, kanë dalë në treg shumëllojshmëri vjollcash të çdo ngjyre, të pastër apo të kombinuar. Lulëzimi fillon në vjeshtë dhe vazhdon gjatë gjitha dimrit deri në pranverë.
Festuca
Festuca bën pjesë në barishtet zbukuruese dhe falë tufave të saj më ngjyrë gri-blu, bën të mundur dallimin e vazove të dimrit nga ato klasiket. Është një bimë shumëvjeçare, që çdo vit ripërtërin tufat e barit dhe më e rëndësishmja kjo bimë nuk ka nevojë për shumë kujdes, gjë që e bën një shoqëruese perfekte të ballkonit tonë në dimër.
Gaultheria
Gaultheria është një shkurre shumëvjeçare e shkurtër që nuk kalon 25-30 cm lartësi nëse kultivohet në vazo. Gjethet e vogla janë të qëndrueshme dhe në vjeshtë/dimër marrin nuanca të kuqërremta. Ngjyra e frutave që prodhon është e kuqe, rezistojnë mbi bimë deri në fund të dimrit. Lulëzimi është jo shumë i bukur por elementi më me interes janë frutat e kuqe që shpërndahen në mënyrë uniforme mbi të gjithë shkurren.
Cineraria
Cineraria mund të qëndrojë mbi ballkon gjatë gjithë vitit, por në dimër ndriçimi i pakët i bën gjethet gri, akoma më zbukuruese, shumë të nevojshme për kontrastin me gjethet apo lulet e tjera. Sapo thahen qëndrojnë në bimë edhe për një muaj.
Dimri, me gjithë të ftohtin dhe dritën e pamjaftueshme, lejon të kultivojmë mbi ballkone e tarraca lule që sfidojnë temperaturat e ulëta dhe dhurojnë lulëzime delikate dhe gjethe zbukuruese. Banorë të “Kodrës së Diellit” mos ngurroni t’i jepni ngjyra këtyre ditëve të ftohta.
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.