Po mendoni të bëni ndryshime në mënyrën si jetoni? Provoni të përdorni filozofinë e jetesës Skandinave Daneze për të ndryshuar perceptimin tuaj mbi jetën dhe për të gjetur kuptim dhe përmbushje të saj.
Rimendoni çelësat e lumturisë!
Lumturia konsiston më shumë në kënaqësi të vogla ose komoditete të përditshme, sesa në gjëra të mëdha që ndodhin rrallëherë.
Në Danimarkë, hygge është më tepër se vetëm një fjalë – është një pjesë qëndrore e kulturës. Dimrat danezë dihet se janë të gjatë dhe të errët, kështu ata e luftojnë errësirën me armën e tyre më të mirë: hygge.
Bëhet fjalë për të shijuar jetën me miqtë dhe familjen, për të çmuar momentet e vogla dhe për kthimin e tyre në sekuenca speciale dhe të veçanta.
Ka të bëjë me kohën tënde dhe shijimin e asaj që është përpara tani dhe jo atë që do të vijë, pra të mos nxitosh me kryerjen e një aktiviteti në mënyrë që të kalosh në një tjetër. Hygge është një ndjenjë e lidhur ngushtë me qetësine, lumturinë, kënaqësinë dhe paqen me veten; është mungesa e të gjitha pretendimeve dhe shqetësimeve.
Nëse merrni pak kohë për të humbur veten në një libër, të bëni një shëtitje, të ndani një vakt ose të shijoni shfaqjen tuaj të preferuar televizive me miqtë dhe familjen, tashmë jeni duke praktikuar hygge!
Ju nuk mund të praktikoni hygge nëse jeni gjithnjë duke nxituar ose të stresuar.
Hygge ka të bëjë me atmosferën dhe përvojën, jo me dëshirat sipërfaqësore materiale të njeriut. Ka të bëjë me të qenurit me njerëzit që duam, me ndjesinë e shtëpisë, ndjesinë sigurisë; që jemi të mbrojtur nga bota.
Më poshtë janë disa mënyra që ju mund të përfshini hygge në stilin e jetës suaj:
- Zëvendësoni dritat e forta e shumë ndriçuese me dritat e buta të qirinjve.
Drita e qirinjve është qetësuese, si dhe i jep hapësirës suaj një ndjenjë më pak artificiale. Nuk mund të flasim për kultivimin e hygge pa ju referuar qirinjve. Por, ata duhet të jenë pa aromë. Danezët besojnë se asnjë aromë artificiale nuk duhet të maskojë aromën natyrale të shtëpisë – gatimin dhe pastërtinë e saj.
2.Vishni rroba të rehatshme si tuta, këmisha të lirshme, të cilat e ruajnë nxehtësinë dhe çorape të trasha leshi. Një nga aspektet më të rëndësishme të hygge është të ndiheni të ngrohtë dhe komod.
3.Krijoni nje zjarr. Grumbullimi rreth zjarrit, qoftë ai jashtë apo brenda, është një pjesë e madhe e kulturës daneze. Është koha e përkryer të mblidheni me miqtë dhe familjen dhe të jeni mirënjohës për shoqërinë që keni. Zjarri ju jep ngrohtësi dhe është më argëtuese kur shijohet së bashku me të dashurit.
Një stomak i lumtur krijon një mendje të lumtur. Tani është koha të kënaqeni me ëmbëlsirat apo ushqimet që ju pëlqejnë me tepër. Zgjidhni një recetë familjare për të cilën keni kujtime të këndshme dhe gatuajeni atë.
Çelësi kryesor gjatë kohës që përpiqeni të kultivoni “hygge” është të qëndroni në të tashmen. E tashmja është hapësira brenda së cilës shpaloset e gjithë jeta juaj, është një faktor që mbetet konstant. Jeta është tani. Nuk ka qenë kurrë një kohë kur jeta juaj nuk ishte tani dhe as nuk do të ketë. Përpiquni ta shijoni.
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.