October 17, 2020

Categories: Jeto Gjelber

Përse qeniet njerëzore e duan kaq shumë “qëndrueshmërinë”. Përse rrufeja e ndryshimit të natyrës na shqetëson? Përse tmerrohemi kur vëmë re se po humbim “stabilitetin”.

Edhe pse ne jemi në dijeni dhe shkenca është e qartë se çdo gjë që shohim përreth përfshirë edhe trupat tanë janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe se një ditë nuk do të jenë asgjë më tepër se trupa.

Por nëse kërkojmë dhe rendim pas të vërtetës, atëherë nuk mund të kemi të njëjtat komoditete të njeriut të verbër.

Genet tona ju nënshtrohen vazhdimisht stuhive kimike të rastit. Atomet e pabalancuara elektrike të quajtura radikale të lira, ç’rregullojnë edhe atomet e tjera. Atomet me elektrone të keqvendosura nuk mund t’i tërheqin atomet e afërta për të formuar lidhjet strukturore dhe format arkitektonike. Me pak fjalë me kalimin e kohës, genet e humbin strukturën dhe nuk mund të kryejnë më funksionin e tyre.

Megjithatë, ne përpiqemi dëshpërimisht të luftojmë realitetin dhe të krijojmë një botë ku jeta nuk vdes, ku marrëdhëniet nuk mbarojnë, ku fazat e ëmbla zgjasin përgjithmonë.

Në kërkimin tonë të vazhdueshëm për kuptim në këtë ekzistencë të përkohshme, të bllokuar brenda një trupi me biliona neurone, ndonjëherë është e vështirë të përcaktosh të vërtetën.

Ne perpiqemi të imponojmë rendin, si në mendjen tonë ashtu edhe në konceptimet tona për realitetin e jashtëm. Ëndërrojmë dhe shpresojmë. Dhe nën të gjitha këto përpjekje, na vret mendimi se ajo që ne shohim dhe kuptojmë për botën është vetëm një pjesë e së tërës.

Ne nuk mund të qëndrojmë të lidhur me format fizike ose fazat e jetës, ajo që qëndron, ajo që zgjat përtej trupit, është një burim i qëndrueshëm i jetës që fuqizon universin: dashuria. Në fillim, në fund dhe në mes, kjo është gjithçka që ekziston.