April 3, 2021

Pashkët janë festat në të cilat të krishterët festojnë Ringjalljen e Jezusit. Simbolet që e karakterizojnë këtë festë janë buka e pashkëve, mishi i qingjit, lepuri i pashkëve dhe veza e kuqe. Vitet e fundit, vezëve të pashkëve u kemi shtuar ngjyra dhe detaje të tjera. Tanimë në shportën e vezëve të besimtarëve të krishterë ka një shumëllojshmëri ngjyrash.

A po kërkoni diçka argëtuese për të vegjëlit tuaj? Pse të mos provoni këtë mënyrë tradicionale të ngjyrosjes së vezëve me produktet që mund të blini në supermarket, ose që i keni në shtëpinë tuaj.

Grumbulloni produktet tuaja dhe jepini vezëve një ngjyrë sa më natyrale. Si të procedoni? Duke ndjekur hapat se si ngjyrosen vezët e pashkëve janë:

  • Përzieni në një enë 1 litër ujë & 1 lugë gjelle uthull të bardhë;
  • Shtoni përbërësit e ngjyrës që keni zgjedhur dhe lërini të ziejnë për 30 minuta;
  • Lëreni përzierjen të pushojë derisa të ftohet dhe më pas kullojeni për të veçuar copëzat e mbetura të produkteve ushqimore;
  • Vendosni vezët një nga një tek ena me ngjyrën e përftuar dhe lërini ato të pushojnë deri në momentin që kanë marrë ngjyrën e dëshiruar;
  • Hiqini vezët me kujdes dhe lërini të thahen mbi një peshqir pambuku.

Ajo çfarë ju duhet të bëni është që fillimisht vezët tuaja të bardha të jeni të ziera dhe ju do të merrni ngjyrën e dëshiruar duke shtuar këto përbërës:

Vezë blu: Shtoni ½ kokër lakër lejla të copëtuar dhe ndiqni udhëzimet e mësipërme. Për të përfituar një blu më të ndritshme, lërini vezët të pushojnë në enë gjatë gjithë natës.

Vezë të verdha: Shtoni 3 lugë gjelle shafran (tumerik) dhe ndiqni udhëzimet e mësipërme.

Vezë rozë: Shtoni 1 panxhar të copëtuar dhe ndiqni udhëzimet e mësipërme.

Vezë jeshile: Realizoni miksimin e procesi të ngjyrës së verdhë me atë blu. Në fillim ngjyrosini vezët tek ena me tumerik dhe më pas kalojini ato tek ena me lakër lejla.

Gëzuar Pashkët, të gjithë besimtarëve të krishterë!

Nëse do ta provoni këtë metodë, nisni fotot tuaja tek adresa në INSTAGRAM: @kodraediellitresidence.