March 6, 2021

Categories: Komuniteti i Kodres

Çfarë e dallon Rezidencën “Kodra e Diellit” nga rezidencat e tjera të ngjashme në Tiranë, është komuniteti i pasur i banorëve dhe i qindra vizitorëve që përshkojnë dyert tona çdo ditë. Edhe pse me famë për banorët e saj që janë pjesë e fushës së artit, në fakt rezidenca strehon banorë shqiptarë dhe të huaj të të gjitha profesioneve dhe konteksteve. Familje të mëdha tradicionale si edhe familje të reja, çifte të rinjsh por edhe të moshuarish, apo edhe studentë dhe profesionistë që banojnë vetëm, gjejnë veten lehtësisht në Rezidencën “Kodra e Diellit” për shkak të shumëllojshmërisë së tipologjive të banesave.

Elona Duro ka zgjedhur të jetojë tek Rezidenca “Kodra e Diellit”!

Ajo thotë: “Kur nisa kërkimin për apartamentin që gjithmonë kisha ëndërruar, të gjitha përshkrimet e mia u përshtatën me banesën ku jetoj. Sot them me bindje të plotë që kam bërë zgjedhjen më të mirë.”

Si një vajzë e lindur dhe e rritur në një prej zonave më në zë të Tiranës, tek Myslym Shyri në zemër të kryeqytetit, të zhvendosej tek “Kodra e Diellit”, një zone në dukje e largët dhe periferike, për të dhe familje e saj të re ishte një vendim i vështirë. Kur Elona kërkimin për apartamentin që gjithmonë kishte ëndërruar, të gjitha përshkrimet iu përputhen me banesën ku sot jeton. Familja e saj është shumë e lumtur që ka bërë këtë zgjedhje.

Sipas saj, janë disa arsye themelore për të zgjedhur Rezidencën “ Kodra e Diellit” për të jetuar:

1- Kur familja zgjerohet me fëmijë, “Kodra e Diellit” është ‘the perfect place’.

2- Ajri i pastër nuk ka të paguar.

3- Në Rezidencë çdo gjë është në vendin e duhur. Hyrja në Rezidencë; parkimi; ashensori; pastrimi dhe zgjidhja që merr ndër shumë kërkesa që ke. Pra ato që diku tjetër konsiderohen lukse, Tek “Kodra e Diellit” i gjen sapo bëhesh pjesë e saj.

4- Lule dhe gjelbërim gjithëvjetor

6- Larg, trafik? Kur nga Myslym Shyri në Qendër të Tiranës duheshin 20 min me makinë, nga Rezidenca në Qendër duhen vetëm 10 min.

“E dua jetën te “Kodra e Diellit! E shoh Tiranën në pëllëmbë të dorës. Mbi të gjitha, djali im jeton shëndetshëm, të gjithë jetojmë më mirë.” – Elona Duro.

Një artikull i shkruar nga Elona Duro, pjesë e komunitetit “Kodra e Diellit”.