December 30, 2020

Categories: Jeto Gjelber

A i njihni fqinjët tuaj? Për shumë nga ju, mund të jetë më e lehtë të ulni kokën ndërsa dilni nga dera e makinës, ose teksa nxitoni të kapni ashensorin e kompleksit ku jetoni, në vend që të përshëndesni fqinjët tuaj. Distancimi i vetes nga ata që jetojnë pranë jush mund të bëhet një instinkt i cili mund t’ju sjellë më shumë dëm sesa dobi.Të jesh një fqinj i mire (një fqinj që ndërvepron me njerëzit përreth) sipas një studimi të botuar në revistën City & Community, lidhet edhe me rritjen e kënaqësise.

Studimi u përqëndrua te fqinjët në zonat e pafavorizuara dhe zbuloi se ndërsa frika, izolimi dhe mungesa e mbështetjes sociale rrisnin pakënaqësinë, ajo që studimi e quan “fqinjë” i uli këto fenomene. Këta të fundit gjithashtu çuan në një ndërveprim më të madh në çdo lloj komuniteti.

Rezultatet e studimit mund të zbatohen për cilindo që ndjen pakënaqësi: Izolimi dhe mungesa e mbështetjes sociale janë të përhapura në shoqërinë bashkëkohore, ashtu si edhe mungesa e lidhjes me fqinjët. Ndërsa përpiqemi të gjejmë një rrugë përpara, ndryshimi do të fillojë me ndërveprimin në komunitetet e vogla lokale. Fqinjët ndihmojnë në nxitjen e kënaqësisë individuale dhe të bashkësive të angazhuara lokale.

Por çfarë do të thotë të jesh një fqinj i mirë? Nëse doni të ndërveproni me fqinjët tuaj, por nuk jeni i sigurt se si, Gregory Sharp, Ph.D., një profesor asistent në Universitetin e Buffalo, ofron disa pika të mira fillestare:

  1. Bëni një pyetje miqësore – dhe prisni me të vërtetë për një përgjigje.

Një tipar i rëndësishëm i ndërveprimit me fqinjët, shpjegon Sharp, është të kesh biseda të shpeshta me ta. Dhe të bësh sinqerisht një pyetje, me synimin për të pritur me të vërtetë një përgjigje, është një mënyrë praktike për ta kthyer një “çkemi” automatike dhe të nxituar, në një bisedë të vërtetë.

  1. Kujtojini fqinjit tuaj që do të ishit të lumtur të ndani një “filxhan sheqer”

Një tjetër tipar i rëndësishëm i fqinjit, thotë Sharp, është “të bëni favore për njëri-tjetrin”. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë në të kujtuarit fqinjin tuaj se ofrimi i një filxhan sheqeri, që në dukje i përket “modës së vjetër”, qëndron gjithmonë – ose miell, ose një apo dy vezë.

Favorizimet që ofroni mund të jenë edhe më të mëdha, si shëtitja e qenit për fqinjët tuaj nëse ata nuk do të kenë mundësi një ditë, ose ti ndihmoni për të lare makinën. Fryma e ofrimit të diçkaje do të ndihmojë në nxitjen e komunikimit me fqinjët, do të rrisë kënaqësinë tuaj dhe do të ndihmojë në ndërtimin e ndjenjës së bashkëveprimit në komunitet.

  1. Kërkoni të shikoni shtëpinë e fqinjit tuaj

“Të shihni shtëpinë e njëri-tjetrit bën një ndryshim”, thotë Sharp. Kur fqinji juaj është jashtë qytetit, ofroni sigurinë që do të mbani nën vëzhgim vendin e tyre, madje do t’ja ujisni edhe bimët. Besimi, lidhja dhe mbështetja e ndërsjellë do të forcojë shumë marrëdhënien me fqinjët dhe mjetet e nevojshme për të luftuar ndjenjat e pakënaqësisë dhe izolimit.