December 8, 2020

Në ditët e sotme, ruajtja e mjedisit është një detyrë thelbësore në jetën e përditshme të të gjithë njerëzve. Ne na shqetësojnë kolektivisht të njëjtat tematika lidhur me të, siç është ndryshimi i vazhdueshëm i klimës apo mbrojtja dhe ruajtja e burimeve natyrore të tokës. Ne kemi filluar t’i japim përparësi uljes së konsumit të energjisë, jetesës me minimizim të mbeturinave, jemi duke i kushtuar më tepër se kurrë rëndësi riciklimit, zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë etj.

Ndërtesat janë përgjegjëse për deri në 40% të konsumit të energjisë, ndaj është e qartë se duhej gjetur një zgjidhje për të zvogëluar gjurmën e tyre ekologjike.

Keni dëgjuar për shtëpinë pasive? Një shtëpi pasive është ajo në të cilën një klimë e brendshme e rehatshme mund të mirëmbahet pa sisteme aktive të ngrohjes dhe ftohjes. Shtëpia pasive është e ndërtuar në mënyrë që të mbledhë dhe maksimizojë përfitimet e energjisë diellore. Konkretisht, i referohet një arkitekture të kursimit të energjisë me një ngarkesë maksimale prej më pak se 10 Watts për m2 për ftohje dhe ngrohje. Kjo do të thotë të kurseni më shumë se 80% të energjisë e kështu mund të zvogëloni emetimet e karbonit.

Në ‘’Kodrën e Diellit’’, banesat janë ndërtuar sipas konceptit të shtëpisë pasive. Tashmë është e mundur të keni një shtëpi eko-miqësore.

Muret, çatia, dyshemeja, dyert, dritaret, ngrohja, ventilimi, sistemi i kondicionimit të ajrit, ndriçimi, pajisjet dhe kanalet, janë projektuar për të punuar së bashku si një skuader duke maksimizuar kursimet e energjisë në një mënyrë efektive.

Zakonisht ndërtesat janë shumë të ngrohta në verë dhe të ftohta në dimër. Në verë, energjia transferohet në rrethinat e saj më të ngrohta duke e perhapur nxehtësinë, ndërsa në dimër, transferimi i energjisë shkon drejt mjedisit të saj më të ftohtë.

Shtëpia pasive përdor izolimin e mureve i cili ndihmon në zvogëlimin e përçueshmerisë të nxehtësisë nga jashtë në brendësi. Izolimi termik mundëson qëndrueshmëri në temperaturën e dhomës duke e mbajtur dhomën më të freskët në verë dhe më të ngrohtë në dimer.

Muret e jashtme të shtëpive në “Kodrën e Diellit” janë dopio mure me polesterol në mes, formuar me tulla qeramike të vrimëzuara, dhe rifiniturat e jashtme janë me sistem kapote dhe suva grafiato. Ky lloj ndërtimi krijon efikasitet të lartë termik.

Kështu, nëse vendosni të keni një shtëpi të tillë me kalimin e kohës, shuma e kursimeve të mirëmbajtjes do të jetë më e ulët se kostoja fillestare e ndërtimit.

Shtëpia pasive është një mënyrë që edhe Toka dhe njerëzit të jenë të lumtur.

Efikasiteti i energjisë dhe ndërtesat e qëndrueshme janë tema të rëndësishme dhe interesante të kohës sonë. Njerëzit janë në kërkim të sistemeve të ndërtimit të qëndrueshme, ekologjike dhe me efiçencë të energjisë dhe koncepteve të ndërtimit. Ideja kryesore e përdorimit të materialeve të qëndrueshme të ndërtimit është ndërtimi i një shtëpie që zgjat.

Nëse çdo person e bën këtë zgjedhje, ne mund të kemi një ndikim madhor në përpjekjen për të zbutur ndryshimin e klimës, pasi ndërtesat siç thamë janë një pjesë e madhe e gjurmës sonë të karbonit.