November 30, 2020

Categories: Jeto Gjelber

Halloween 2020 në Rezidencën “Kodra e Diellit” krijoi atmosferën më të bukur të shoqëruar me risi nga më të ndryshmet.

Më datë 18 Tetor, në Rezidencë u vendos ‘kungulli i frikshëm’, simboli i mirënjohur i Halloween-it. Stacioni i parë u krijua në hyrje të Rezidencës “Kodra e Diellit”, për dekorimin e të cilit na erdhën në ndihmë Liam dhe Ema, dy nga rezidentët tanë të vegjël. Ata morën pjesë në vendosjen e kungujve dhe skeletëve. Sigurisht stacioni i dytë do të krijohej tek Shtëpia e Dhuratave, për të arritur kështu në stacionin përfundimtar, atë të datës 31 Tetor.

Si u festua këtë vit Halloween në Rezidencën “Kodra e Diellit”? Cilat ishin risitë?

Festa e Halloween, u organizua më datë 31 Tetor, ditën e shtunë në orën 11:00 AM, në Sheshin e Lindjes tek Rezidenca “Kodra e Diellit” 2. Hyrja u realizua nëpërmjet Kaskadës, ku secili prej pjesëmarrësve mund të merrte biletat e tij për koncertin Rock dhe një çantë me surpriza për fëmijët. Ndër dhuratat përfshihej edhe seria e parë e “Shtëpisë së Kukullave të Kodrës së Diellit”, libërthi për fëmijë, me lakuriq nate dhe merimanga të frikshme.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe masave ndaj Covid- 19, duke vendosur sinjalistikat e duhura për mbajtjen e maskave dhe distancimin social. Ulëset tek Amfiteatri ishin vendosur me 2 metra distancë nga njëra- tjetra.

Fëmijët por jo vetëm, edhe prindërit e tyre kishin veshur kostume të frikshme dhe i dhanë gjallëri të gjithë komunitetit. Ata u gëzuan pa masë me surprizat që ishin përgatitur për ta. Një ndër këto surpriza ishte pjesëmarrja e disa prej figurave karakteristike të Halloween; shtrigat dhe pirati i Karaibeve.

Tek Sheshi ishte pozicionuar “Shtëpia e Tmerrit të Kodrës”, një kështjellë e vjetër me kafka dhe rrjeta të zeza merimangash. Në hyrje të saj qëndronin çifti i skeletëve mijëvjeçarë, që mirëprisnin fëmijët më të guximshëm. Kudo dëgjohej muzikë dhe kishte lojëra, argëtim, trick or treat dhe shiheshin maskime nga më të larmishmet.

Eventi kulmoi me koncertin e zhvilluar nga Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha në Amfiteatrin në Sheshin e Lindjes, nga ku u përcoll gjallëri mes komunitetit të Rezidencës dhe vizitorëve që na u bashkuan atë ditë. Shkallët e Amfiteatrit gumëzhinin dhe sheshi i tij ishte kthyer në një pistë kërcimi për më të vegjëlit, bërthama e komunitetit tonë.

Në Rezidencën “Kodra e Diellit” ne kemi 365 ditë festë, por 31 Tetori i 2020-s do të mbahet mend gjatë si një nga festat më të bukura.