Apartament 4+1

Ky është një shembull apartamenti i këtij tipi në Rezidencën Kodra e Diellit. Tipikisht, apartamentet 4+1 janë rreth 150m²- 220m², dhe përfshijnë dhomën e ndenjes me kuzhinë të hapur ose të mbyllur, katër dhoma, të cilat mund të jenë për fjetje apo edhe rekreacion dhe deri në katër tualete, disa prej të cilave mund të jenë en-suite (brenda në dhomë). Disa apartamente 4+1 mund të kenë hapësira të jashtme si oborr apo verandë.

Apartamentet 4+1 mund të jenë të shtrira në një plan apo duplekse, dhe disa prej tyre mund të jenë edhe vileta (me akses individual). Kjo tipologji është optimale për familjen e zgjeruar, me një deri në katër fëmijë, apo edhe familje që jetojnë me gjyshërit. Hapësirat e bollshme lejojnë për palestër, dhomë loje për fëmijët, zyre dhe hapësira të tjera rekreative brenda shtëpisë. Të gjitha banesat në Rezidencën Kodra e Diellit janë unike. Për të mësuar më shumë mbi apartamentet 4+1 të lira në residencë, kontakto një nga agjentët tanë të shitjeve dhe qirave.

Rezervo Takim