Apartament 3+1

Ky është një shembull apartamenti i këtij tipi në Rezidencën Kodra e Diellit.
Tipikisht, apartamentet 3+1 variojnë nga 120m²- 170m², dhe përfshijnë dhomën e ndenjes me kuzhinë të hapur ose të mbyllur, tre dhoma gjumi dhe deri në tre tualete, një ose dy prej të cilave mund të jenë en-suite (në dhomë gjumi). Disa apartamente 3+1 mund të kenë hapësira të jashtme si oborr apo verandë. Të gjitha apartamentet 3+1 kanë parkim të garantuar. Apartamentet 3+1 mund të jenë të shtrira në një plan apo duplekse, dhe disa prej tyre mund të jenë edhe vileta (me akses individual).
Kjo tipologji është optimale për familjen e zgjeruar, me një deri në katër fëmijë, apo edhe familje që jetojnë me gjyshërit. Hapësirat e bollshme lejojnë për palestër, dhomë loje për fëmijët, zyra dhe hapësira të tjera rekreative brenda shtëpisë. Të gjitha banesat në Rezidencën Kodra e Diellit janë unike. Për të mësuar më shumë mbi apartamentet 3+1 të lira në residencë, kontakto një nga agjentet tanë të shitjeve dhe qirave.

Rezervo Takim