February 1, 2021

Categories: Komuniteti i Kodres

Qytetarë, banorë & vizitorë të Rezidencës “Kodra e Diellit”, duke marrë shkak dhe nga lajmërimi i mësipërm ju bëjmë me dije se tanimë do të keni në dispozicionin tuaj Qendrën e re Shëndetësore në Selitë.

Qendra shëndetësore “Kodra e Diellit” në Selitë ndodhet vetëm 600 m larg hyrjes së Rezidencës “Kodra e Diellit”, pra vetëm 1 minutë me makinë. 12,000 banorë tashmë do të kenë qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit të tyre dhe jemi të kënaqur që arriti të krijohej kjo pikë e re e ambulancës së Qendrës Shëndetësore “Kodra e Diellit” në Selitë, për një kohë të shkurtër, me të gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierëve që i shërbejnë komunitetit.

Shënim: Në hartë Pin Location me të kuqe.

Cilat janë shërbimet shëndetësore që mund të kryeni në Qendrën Shëndetësore Selitë?

  • Kujdesi në rastet e urgjencës
  • Kujdesi shëndetësor për fëmijët
  • Kujdesi shëndetësor për të rriturit
  • Kujdesi shëndetësor për gratë dhe shëndeti riprodhues
  • Kujdesi shëndetësor për të moshuarit;
  • Kujdesi shëndetësor për mendor
  • TESTIMI I SHPEJTË I COVID-19 (që prej datës 01/02.2021)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka informuar ditën e shtunë më datë 30/01/2021 se Tirana do të ketë qendra të tjera të testimit të shpejtë të koronavirusit duke filluar nga dita e hëna, më 01/02/2021, ndër to dhe Qendra Shëndetësore Selitë.

 

(BURIMI: www.shendetesia.gov.al )