December 18, 2020

Categories: Jeto Gjelber

Ndërsa i afrohemi sezonit të festave dhe jemi duke jetuar ditët e shkurtra të dimrit, duhet të merrni parasysh të kaloni rreth 20 deri në 30 minuta ekspozim në rrezet e diellit. Pse? Lexoni këtu poshtë për më shumë:

  1. Ekspozimi ndaj diellit në mëngjes herët ju ndihmon të flini natën.

Në sipërfaqe, nuk duket se ka kuptim – por është e vërtetë! Një kokërdhok i syrit të njeriut përmban një bilion pjesë funksionale. Një bilion! Punimi më i ndërlikuar dhe i afërt që është bërë nga njeriu është një anije hapësinore, me pesëqind milion pjesë pune funksionale. Njëri nga sytë tuaj është dy herë më kompleks sesa punimi më i ndërlikuar që ka bërë njerëzimi.

Kur rrezet e diellit hyjnë në sy, i gjithë truri ndizet. Drita e ambientit të brendshëm është vetëm për shikimin, por rrezet e diellit me spektër të plotë afektojnë shumë më shumë. Drita udhëzon triliona qeliza në trupin tonë nëpërmjet një procesi që quhet “fotobiomodulim”.

Drita që hyn në sy transmeton informacionin e kohës së ditës në tru dhe trup dhe dërgon një sinjal “zgjimi” në gjendrën e hipofizës që fillon të prodhojë hormonet përkatëse. Drita e ndritshme e mëngjesit i thotë trupit tuaj t’i japi fund prodhimit të melatoninës (hormone i gjumit) dhe të rrisë prodhimin e kortizolit dhe serotoninës. Eventualisht, gjendra pineale metabolizon serotoninën në melatonin duke kryer kështu procesin që ju ndihmon të flini gjumë natën.

Për ta përmbledhur, nëse i ekspozojmë sytë, trupin dhe fytyrën tonë ndaj rrezeve të diellit në mëngjes, trupi ynë do të përgjigjet duke rritur serotoninën. Serotonina është pararendëse e melatoninës, hormonit që ndihmon në rregullimin e cikleve të gjumit dhe zgjimit. Drita e diellit në mëngjes siguron lëndët e para që trupi ynë ka nevojë për të prodhuar melatoninën kur nata fillon të afrohet.

  1. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në mëngjes ndihmon në humorin tuaj.

Serotonina njihet ndryshe edhe si hormoni i lumturisë dhe një mënyrë për të kontrolluar lirimin e tij është të ekspozoheni nën rrezet e diellit në mëngjes. Ekzistojnë kërkime të shumta për të ditur nëse serotonina luan rol aktiv në trajtimin e depresionit.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit me spektër të plotë në mëngjes bën që trupat tanë të prodhojnë serotonin, i cili jo vetëm ndihmon më vonë me gjumin e natës, por përmirëson gjendjen shpirtërore gjatë gjithë ditës. Dritat e ndritshme janë përdorur për një kohë të gjatë si trajtim standard për depresionin sezonal. Drita në natyrë, madje edhe në një ditë me re, jep shumë më tepër efekt se drita e brendshme.

  1. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në mëngjes herët përmirëson shëndetin tuaj.

Trupat tanë janë receptorë të dritës. Disa nga rrezet e diellit që hyjnë në sytë tanë dërgohen në hipotalamus, i cili koordinon dhe rregullon shumicën e funksioneve tona dhe gjithashtu drejton reagimet ndaj stresit. Përafërsisht 100 nga sistemet tona të trupit janë të lidhur me ciklin e ditës dhe të natës. Drita është agjenti më i rëndësishëm sinkronizues për trurin në trup. Sinkronizimi i duhur i ritmeve të brendshme biologjike është thelbësor për shëndetin.

Priorizimi i rrezeve të diellit në mëngjes ndihmon për nje shëndet dhe një gjendje shpirtërore më të mirë dhe mund të jetë veçanërisht i dobishëm gjatë sezonit të ngarkuar të festave.