December 4, 2020

Categories: Creative - Ideas

Po kërkoni një mënyrë argëtuese dhe të lehtë për t’i mësuar fëmijës suaj të shprehë imagjinatën? Merrni parasysh maninë e fundit (dhe mbase më të ëmblën) duke përhapur mendime të lumtura përmes gurëve të pikturuar. Ideja është e thjeshtë – lejoni fëmijën tuaj të pikturojë si në një fletë (duke përdorur bojë të padëmshme për fëmijë). Me siguri ata e kanë diçka që do t’i frymëzojë. Nuk e dini nga t’ja filloni? Lexoni.

Krijimi i artit në gur nuk është shumë ndryshe nga pikturimi i letrës ose mureve. Materialet janë të njëjtat, vetëm sipërfaqja është e ndryshme. Por pikërisht kjo sipërfaqje është ajo që mund të jetë një sfidë.

Si fillim do t’ju duhet të merrni materialet për të proceduar me pikturimin e gurëve:

  1. Të gjeni dhe të mblidhni sasinë e dëshiruar të gurëve, të cilët duhet të jenë të sheshtë dhe të lëmuar .
  2. Bojë akrilike.
  3. Penela
  4. Një gotë plastike e mbushur me ujë (për të pastruar penelat).
  5. Një gazetë apo letër çfarëdo (për ta vendosur në vendin ku do të pikturoni).

Si vazhdon procesi i pikturimit?

  1. Lajeni dhe më pas thajeni gurin tuaj. Pas këtyre hapave lyejeni atë me bojë të bardhë. Lëreni të thahet përsëri (kjo do t’ju ndihmojë që ngjyrat e pictures tuaj të duken më të gjalla).
  2. Lyejini gurin tuaj në ngjyrat tuaja të zgjedhura. Por edhe njëherë duhet ta lini të thahet plotësisht para se të vendosni një shtresë të dytë.

Me këto hapa të thjeshta do të arrini t’i keni mësuar fëmijës suaj se si të shprehin artin në një kanavacë ndryshe nga të tjerat.

Kjo është një nga mënyrat më të këndshme për të argëtuar fëmijët tuaj, por edhe për ju vetë.

Gurët e pikturuar mund t’i përdorni në shumë mënyra; për të dekoruar shtëpinë tuaj apo kopshtin rreth shtëpisë. Madje, disa të tjerë zgjedhin që të bëjnë edhe bizhuteri me to (sigurisht, në këtë rast flasim për gurë të cilët janë të vegjël).